Kandidatja e pavarur për kryetare të qytetit të Shkupit në këto zgjedhje lokale, znj. Danela Arsovska, ishte në vizitë pune tek OEMVP, ku u prit nga kryetari z. Nebi Hoxha dhe drejtori ekzekutiv Drilon Iseni.
Ky takim rezultoi të jetë produktiv duke shtjelluar çështje të rëndëisë së lartë sa i përket zgjedhjeve lokale dhe menaxhimit me qytetin e Shkupit, ku kishte pajtueshmëri mes ideve dhe propozim masave të cilat duhet të implementohen gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar.
OEMVP, prezantoi platformën e saj e cila është krijuar me masa të cilat i shërbejnë interesit të përgjithshëm shoqëror, duke ofruar zgjidhje për shumë pengesa të cilat i shkaktojnë dëme biznesit në përgjithsi.






