Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Xhemail Dauti pjesëmarrës në Komisionin për Financa dhe Buxhet dhe komisionin për çështje ekonomike në Kuvend, kërkoi mbështetje nga deputetët për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.

Xhemail Dauti pjesëmarrës në Komisionin për Financa dhe Buxhet dhe komisionin për çështje ekonomike në Kuvend, kërkoi mbështetje nga deputetët për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.

Xhemail Dauti pjesëmarrës në Komisionin për Financa dhe Buxhet dhe komisionin për çështje ekonomike në Kuvend, kërkoi mbështetje nga deputetët për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.

Kryetari i nderit i OEMVP Xhemail Dauti, mori pjesë në debatin e Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe komisionin për çështje ekonomike në Kuvend, ku u debatua për Strategjia Kombëtare për Zhvillim afatgjatë që e ndërmjetëson UNDP-ja.

Në fjalimin e tij në Komisionin për Financa dhe Buxhet, Xhemail Dauti tha se në OEMVP që në themelimin e saj në vitin 2004 detektoi se Maqedonia e Veriut nuk ka një strategji afatgjate të zhvillimit, çuditërisht pasi që nuk i dishim rrethanat dhe që nga pavarësia nuk kanë mbajtur llogari për një strategji, por vendimet janë marr në rrethana momentale.

Ai shtoi se, ne jemi biznese të këtij vendi, paguajmë tatim, kontribuojmë në këtë vend dhe në zhvillimin e këtij vendi, do ta ndërtojmë bashkë me të gjithë të tjerët.Në vitin 2011 patëm bë një analizë jo edhe aq të precizuar, pamë se 32 mijë kërkesa të kompanive dhe të bizneseve rinë nëpër institucione dhe janë pa përgjigje prej institucioneve ose me vonesa. Çdo kërkese sado naive që të jetë frenon një investim, frenon një zhvillim më të hovshëm, shprehet Xhemail Dauti.

Sipas tij, ka pas shumë rrethana ku OEMVP gjatë këtyre 17 viteve që funksionon ka propozuar mbi 11 mijë propozim-ndryshime të llojllojshme të rregullativave ligjore dhe rregulloreve nëpër institucione ku e shohim se është handikap në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë.
Xhemail Dauti, tha se për me u arrit ky dokument duhet të ketë mbrojtjen juridike, besoj që se te deputet dhe forcat politike ekziston një bindje se duhet të kaloj me konsensus të përbashkët pasi që është interes i gjithë shtetit dhe i gjitha grupeve të interesit edhe politik edhe ekonomik.
Ai kërkoi që në faza tjera të krijohet instrument apo institucion që do ta mbrojë Strategjinë dhe ato që nuk do i përmbahen të ndëshkohen.