Për ne

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) është institucion kyç në ekosistemin afarist të vendit, që përfaqëson me profesionalizëm interesat e bizneseve të vendit dhe më gjerë. E themeluar për të ndërtuar ura mes sektorit privat dhe institucioneve publike, tashmë 20 vite OEMVP promovon partneritetin konstruktiv, është një zë i fuqishëm në hartimin e politikave ekonomike dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

OEMVP angazhohet vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për të bërit biznes, promovimin e anëtarëve në tregjet vendore dhe të huaja, si dhe në përfaqësimin e qëndrimeve të komunitetit afarist në proceset vendimmarrëse. Me qasje gjithëpërfshirëse dhe parime të qarta, Oda kontribuon në ndërtimin e një mjedisi ekonomik më të qëndrueshëm, më transparent dhe më konkurrues.

Përmes shërbimeve cilësore, rrjetëzimit, përfaqësimit institucional dhe mbrojtjes së interesave të tyre në përballje me sfidat e konkurrencës globale, OEMVP synon që të jetë jo vetëm përfaqësuese, por edhe nxitëse e inovacionit dhe rritjes së kapaciteteve të bizneseve anëtare.

MISIONI

OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale.

VIZIONI

Të bëhet institucion lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve, si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

VLERAT DHE PARIMET TONA

- Transparenca
- Partneriteti
- Qëndrueshmëria
- Qasja e barabartë

2