Libri i bardhë

LIBRI I BARDHË, i përpiluar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, paraqet praktika të mira të kompanive anëtare që, përveç kontributit në zhvillimin ekonomik, japin shembull të shkëlqyer edhe në përfshirjen e tyre në kauza me rëndësi shoqërore. Duke dedikuar një pjesë të rëndësishme të fitimit të tyre për filantropi dhe përgjegjësi shoqërore, këto kompani dëshmojnë vlerat e solidaritetit dhe zemërgjerësisë që karakterizojnë sektorin privat në vend. Libri i Bardhë është publikuar në dy edicione.