Mbahet mbledhja e II-të e Këshillit Mbikëqyrës
Në hapësirat e OEMVP-së u realizua mbledhja e II-të e rregullt e Këshillit Mbikëqyrës e kryesuar nga kryetari i saj z. Fatmir Etemi. Në këtë mbledhje anëtarët e Këshillit u njoftuan rreth punës rrjedhëse të Odës, raporteve kuartale si dhe rreth obligimeve të tjera të parapara.
OEMVP realizon aktivitetet e saja në raport me Statutin dhe planin vjetor të saj dhe kjo mbledhje e II-të e Këshillit Mbikëqyrës përmbyll tremujorin e parë të vitit 2023.