Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Zyrtarizohet bashkëpunimi ndërmjet OEMVP-së dhe ProCredit Bank

Zyrtarizohet bashkëpunimi ndërmjet OEMVP-së dhe ProCredit Bank

ProCredit Bank dhe Oda Ekonomike e Maqedonise Veri-Perëndimore nënshkruan marrëveshje për partneritet. Marrëveshja u nenshkrua në takimin e sotshëm në qendrën e biznesit të ProCredit Bankës në Tetovë. Qellimi i partneritetit të dy institucioneve ishte zhvillimi dhe mbështetja e sektorit të biznesit . Nëpërmjet bashkëpunimit  paraqitet mbështetje finansiare e fuqishme dhe bashkëpunim i afërt me afaristët nga Maqedonia Veri-Perëndimore.

 

ProCredit Bank dhe OEMVP kanë plan vjetor për aktivitete me të  cilin do i perkrahin dhe do i perfaqësojnë interesat e bizneseve.Plani vjetor përbëhet nga përkrahja e përforcuar bankare, tema të ndryshme edukimi, ngjarjet e rrjeteve të biznesit për pjesëtarët dhe aktiviteteve të tjera të interesit për bizneset.

 

Vendimin për partneritet u bë  nga fokusi i perbashkët për punën e Bankës dhe të Odës-mbështetje për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.Sipas   dy institucioneve ,bizneset janë fuqia motore në ekonomi,po për funkcionimin dhe zhvillimin është patjeter të bëhet percjellja dhe kuptimi i nevojave dhe pergjigjeve me përkrahje të fortë finansiare nga banka.

Anëtaret e odës nga partneriteti do munden të marrin shërbime speciale financiare bankare ,mbështetje për rritjen e efikasitetit dhe aftësisë konkurruese të tregjeve të brendshme dhe të jashtme, për të marrë pjesë në ngjarjet e biznesit.

 

Nder dhe kënaqesi e veçantë  është që kemi bërë partneritet me OEMVP-në. Si Bankë e specializuar për bizneset me këtë hap vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me bizneset e Maqedonisë Veri-Perëndimore-tha Arlinda Hasani-drejtore e espoziturës  ProCredit Bank në Tetovë.

 

Kompanitë e vogla dhe të mesme  janë faktorët kryesorë që mbajnë ekonominë e kësaj pjese e cila ndikon fuqishëm në zhvillimin e  vendit, prandaj  këtë  partneritet  me ProCredit Bankën e shohim njëkohësisht si ndihmes për afaristët  tanë dhe kërkojmë nga ky institucion që sa herë që do kenë nevojë kompanitë të ju dalin në krahë me kushte më të volitshme për kredi dhënie-deklaroi Menderes Kuçi –kryetarë i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Zgjerimi i çdo biznesi do të thotë –  zhvillim i vendit.