Vizitë studimore e organizatave të biznesit nga Maqedonia e Veriut në Zvicër e përkrahur nga Proekti – Arsim për punësim – Е4Е@мк

Shkup, 26.08.2021

Pa kontributin e sektorit privat nuk ka model të suksesshëm të arsimit profesional dhe trajnimit

Në kuadër të vizitës studimore tri-ditore në Bern, Tun dhe Cyrih në Zvicër, përfaqësues nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Odës për teknologji informative MASIT, Këshillit të investitorëve të huaj pranë OEMV dhe Asociacionit të industrisë elektro dhe të metalit – MAMEI, realizuan takime pune të më tepër institucioneve, kompanive dhe organizatave të biznesit. Qëllimi i ketyre takimeve ishte që të shihet roli i sektorit privat në Zvicër mbi arsimin profesional dhe trajnimeve si dhe kontributi në krijimin e kuadrove profesionale dhe kompetente për qëllimet e biznesit që pasqyrohet mbi ekonominë në përgjithësi në vend.

Gjatë vizitës studimore të realizuar në kuadër të projektit zvicëran „Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut – Е4Е@мк“, fillimisht u realizua takim në Universitetin federal zvicëran për arsim profesional dhe trajnime – SFUVET, organizatë ekspertësh për arsim profesional dhe trajnime, e cila e përkrahu organizimin e vizitës studimore të delegacionit të biznesit nga Maqedonia e Veriut.

U realizuan vizita në kompani nga sektori elektro dhe të metalit, industrisë IKT, sektorit të ndërtimtarisë, turizmit dhe hotelierisë, si dhe të asociacioneve të cilat kontribojnë në inkurajimin e kuadrove arsimore në këto veprimtari, të cilat si gjithkund në botë janë disa nga më deficitaret. Njëkohësisht janë edhe aktor kyç në definimin e kompetencave të nevojshme për profesionet në kuadër të sektorëve.

Gjatë periudhës në vijim, delegacioni do të sheh mundësitë e implementimit të disa nga mekanizmave të prezantuar në Zvicër në vendin tonë në fushën e arsimit të mesëm profesional dhe trajnime.