Qëllimi i vizitës është njohja me teknologjitë dhe ekspertizën gjermane në këtë fushë dhe prezantimi i kuadrit të përgjithshëm dhe potencialeve shqiptare, por edhe atyre maqedonase. Grupi i synuar duhet të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve shqiptare, por edhe të biznesit vendas.
Është një mundësi e shkëlqyer për të përfituar nga përvoja gjermane dhe për të vendosur kontakte me kompani prodhuese, konsulente, projektuese apo investitorë gjermanë nga sektori i energjive të rinovueshme.
Kostot e organizimit të vizitës apo transportit në Gjermani janë të mbuluara në kuadër të projektit, ndërsa pjesëmarrësit duhet të marrin përsipër shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit (biletën e aeroplanit, hotel dhe një pjesë të shpenzimeve për ushqim).


