Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore me rastin e vizitës së delegacionit nga Jordani, organizoi takim biznesi me datë 12 Shtator 2013, me përfaqësues të Asociacionit Europian i Biznesit të Jordanit (JEBA) dhe Odës Ekonomike të Jordanit, si dhe përfaqësues të 12 shoqërive tregtare, anëtarë të asociacionit të udhëhequr nga Kryetarët Isa H. Murad.
Duke ju uruar mirëseardhje, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Menderes Kuçi shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit dhe shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, si një mundësi e mirë për tu njohur me zhvillimet dhe mundësitë e investimit në të dy vendet. Gjithashtu, shtroi nevojën që në të ardhmen të shkëmbehen edhe më shumë vizita zyrtare me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Në këtë takim u nënshkrua edhe memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Biznes Asociacionin Jordanez Evropian dhe Odës Ekonomike të Jordanisë, me të cilin edhe do të inicohet formimi i Biznes Këshillit të Maqedonisë dhe Jordanisë.



