Vizitë bizneseve nga Tetova dhe Dibra

04 Mars 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri- Perëndimore gjatë kësaj jave në Tetovë dhe Dibër realizoi një vizitë të bizneseve anëtare, si dhe atyre potenciale. Në këto takime OEMVP foli për misionin dhe qëllimet strategjike të saja dhe bëri prezantimin e planit të aktiviteteve për vitin 2016. Përfaqësuesit e Odës prezantuan edhe portfolion e shërbimeve të reja që Oda ofron dhe theksuan rëndësinë e anëtarsimit në Odë, si një faktor relevant dhe me ndikim në Republikën  e Maqedonisë dhe në rajon, si një përfaqësues i interesave të bizneseve.

Kompanitë të cilat u vizituan u takojnë sektorëve të ndryshëm, dhe disa veç më janë vite me rradhë anëtare të OEMVP-së, kurse kompanitë e reja mirëpritën vizitat tona dhe shprehën interes për anëtarësim.

Takimet u realizuan me kompanitë: Lika 2000, JU SM, LINK Shped dhe Donika nga Tetova, Oscar Tours, Lumi FN, Digips, Dash Komerc dhe My pizza.com nga Dibra. Kompanitë shprehën nevojën që të kyçen në diskutime për sjellje të ligjeve të reja, se kanë nevojë për informata për fonde të ndryshme, gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit mes kompanive shqiptare, qasje në eksport dhe investime më të mëdha në pjesën me shumicë shqiptare.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në javët në vijim do të vazhdojë këto vizita edhe në qytetet tjera ku veprojnë kompanitë anëtare, me qëllim që më nga afër të njihet me nevojat dhe problemet që ato hasin gjatë punës së tyre.

Comments are closed.