Home / Lajmet / Lajmet e fundit / UKA Komerc fituese e çmimit për cilësi

UKA Komerc fituese e çmimit për cilësi

Kompania anëtare e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Uka-Komerc nga Saraji, Shkup vazhdon të shpërblehet me çmime prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ajo është shpërblyer në qytetin e Vjenës të Austrisë me çmimin“INTERNATIONAL DIAMOND PRIZE FOR EXCELLENCE IN QUALITY VIENNA 2015”. 

Ky çmimi është ndarë nga Shoqëria Evropiane për hulumtim të cilësi.

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani e cila merret me përpunimin e mishit të merr çmime ndërkombëtare. Vlen të ceket se ajo në vitin 2013 ka marrë dy çmime edhe atë:
“Century International Gold Quality Era Award – GENEVA” dhe “Golden Award for Quality&Buisness Prestige – Rome”
Në këtë event Uka Komerc u përfaqësua nga Adem Abazi, drejtor gjeneral i kompanisë dhe Metush Abazi- Menaxher.
Adem Abazi pas pranimit të çmimit u shpreh se për kompaninë e tyre është shumë me rëndësi marrja e këtyre çmimeve, ngase kjo flet për profesionalizmin të cilën Uka Komerc e implementon.
“Për neve kjo është edhe një motiv shtesë që të kryejmë punë edhe më cilësore dhe të rrisim cilësinë e prodhimeve tona. E rëndësishme është se këto çmime Uka Komerc i merr në Evropë dhe kjo nënkupton dhe e bën të qartë se prodhimet e Uka Komerc së shpejti do të jenë edhe në tregun Evropian” – deklaroi Adem Abazi.
OEMVP uron Uka Komerc për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e saj, si dhe produktet cilësore që plason në treg.

2