U promovua Projekti ˝ Ekspert të huaj, për kompanitë vendore˝

 

DSC_9469_407050375Qëllimi kryesor i këtij Projekti është të përmirëson klimën e biznesit, të përforcojë konkurrencën e kompanive vendore, të përmirëson proceset organizative, prodhuese, analitike, të rrit punësimin dhe të kontribojë për rritjen ekonomike në Maqedoni.

Me këtë Projekt synohet të përmirësohet procesi i prodhimit dhe plani i marketingut, përmes planifkimit më afatgjatë dhe strategjik. 

Për këtë Projekt, nga ana e Qeverisë është bërë thirrje publike që të gjithë kompanitë të aplikojnë, sigurisht duke plotësuar kriteret e kërkuara. Pra, të ekzistojnë së paku 2 vjet në treg, me çka kërkohet të dorëzohet Bilanci i Suksesit për dy vitet e kaluara, të kenë 5 deri në 250 të punësuar, të dokumentuar me Deklaratë pranimi për përllogaritjen e integruar të pagesës mujore, si dhe të kenë minimum 51% të kapitalit vendor.

Kompanitë të cilat i plotësojnë këto kushte, kryesisht ato të sektorit industrial dhe që i plotësojnë këto kushte mund të aplikojnë në këtë thirrje, për të fituar një ekspert të huaj i cili me ekspertizën e tij përkatëse, do t’Ju ndihmojë për të përmirësuar performancat e ndërmarrjes në përgjithësi.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ishte prezente në Promovimin e këtij Projekti, bashkë dhe me një pjesë të anëtarësisë të saj, me qëllim që të njihet mirë me detajet dhe procedurat që përfshin.

Nënkryetari i OEMVP-së, z.Nagip Fejzi ju drejtua Promovimit me një prezantim të shkurtër, duke cekur rolin dhe rëndësinë e madhe që kanë projektet e këtij lloji për biznesin në përgjithësi. 

Comments are closed.