U promovua Programi i ri IPA për Bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014-2020
Të pranishëm ishin Ministri për vetëqeverisje lokale z. Lirim Shabani, Ministri për integrime europiane të Shqipërisë znj, Klajda Gjosha, Euro ambasadori në Shkup z.Aivo Orav dhe udhëheqësit te sektorit politik ne Tiranë z.Clive Rumbold, si dhe strukturat operative të dy vendeve fqinje Maqedoni-Shqipëri.
Takimin e hapi Ministri për vetëqeverisje lokale z. Lirim Shabani, me ç’rast në cilësinë e nikoqirit në këtë takim, përshëndeti të pranishmit duke falënderuar partnerët mbështetës për realizimin e projekteve të shumta në fusha të ndryshme.
“Dua të përfitoj nga nga ky rast të shpreh falënderimin tim të thellë për Delegacionin e Unionit Europian, që në mënyrë konstante jep mbështetje të fuqishme me njohuri konkrete si dhe eksperiencë në zhvillim, menaxhim dhe implementim të IPA Bashkëpunimit Ndërkufitar. Si rezultat i kësaj mbështetjeje, ne kemi vendosur një bashkëpunim real ndërkufitar mes partnerëve, dhe kemi arritur rezultate të shkëlqyera dhe frytdhënëse në vitet e kaluara. Qëllimi kryesor i IPA Programit të ri për Bashkëpunim Ndërkufitar Republika e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë. Objektivi është të nxis zhvillim më të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe zhvillim të qëndrueshëm socio- ekonomik të Zonës Kufitare dhe ajo është hartuar bazuar në analiza të hollësishme” theksoi ministri Shabani.
Ndërkaq, Ministri i Integrimit Europian i Republikës së Shqipërisë, z-nj Klajda Gjosha në fjalimin e saj nënvizoi se “qytetarët tanë në të dy vendet, pavarësisht se ku jetojnë, dëshirojnë të kenë një ambient më të sigurt social, ku gjithsecili të ketë mundësi të barabarta. Në këtë drejtim, objektivi i përgjithshëm i Programit të ri BNK është të nxisë një zhvillim socio-ekonomik më të balancuar, gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm të Zonës Kufitare”.
Ky Program Bashkëpunimi Ndërkufitar, theksoi ajo, mbulon periudhën 2014-2020, e cila lidhet me Perspektivën e re Financiare të BE-së dhe mund të gjendet në faqet e internetit të SO-ve (Strukturat Operative) dhe të Programit BNK.
Takimin e sotëm e përshëndetën edhe euro ambasadori në Shkup, Aivo Orav dhe përfaqësuesi nga ambasada e BE-së në Tiranë, Clive Rumbold, duke potencuar rëndësinë e Programit IPA dhe bashkëpunimit ndërkufitarë mes dy vendeve.
Përndryshe, vlera e përgjithshme e IPA Programit të ri IPA 2014 – 2020 për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë është 11.900.000 euro me të cilat do të përkrahen projekte ndërkufitare për nxitjen e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, përmirësimin e konkurencës, tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e ambientit jetësorë si dhe projekte tjerë nga fusha të ndryshme.
Comments are closed.