U prezantua studimi “Analiza e ekonomisë të Rajonit planor jugperëndimor dhe mundësitë për punësim”
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) në kuadër të projektit Fuqizimi i të rinjve dhe gjenerimi i punësimit, dje në Dibër, 15 nëntor 2013, e organizoi punëtorinë e dytë me aktorët relevant në projekt.
Gjatë punëtorisë palët e interesuara u njoftuan me gjetjet dhe rekomandimet nga hulumtimi “Analiza e ekonomisë së Rajonit planor jugperëndimor dhe mundësitë për punësim”. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të Komunës së Dibrës, të Zyrës rajonale të Ministrisë për Punës dhe Politikë Sociale, Zyrës rajonale për punësim, përfaqësues të biznes sektorit, të Universitetit të Tetovës dhe mediave.
Prezantimin e studimit e bëri z. Filip Sekuloski, nga Fondacioni PREDA Plus, partner i OEMVP në realizimin e projektit. Hulumtimi kishte për qëllim të përgatisë pasqyrë të dokumenteve planore dhe analizave për zhvillimin ekonomik, nga sfera të ndryshme, të bëra për/në periudha të ndryshme (në raport me treguesit ekonomikë), zhvillimi i kapitalit njerëzor, punësim, lëvizjet demografike dhe resurset natyrore. Analiza e perceptimit e të rinjve për përfitimet prej arsimit formal, arsimit të vazhdueshëm dhe nevojat e tyre sipas orientimit në karrierë. Identifikimin e informimit rinor, për orientimin e karrierës dhe mënyrat si të fitohet mbështetje gjatë punësimit, mënyra e kërkesës së punës, si dhe për perceptimin të rinjve.
Për realizimin e suksesshëm të këtij projekti është shfrytëzuar metodologji e kombinuar, e analizave kualitative dhe kuantitative. Pjesa kualitative e studimit është e lidhur me studimin e dokumenteve dhe intervistave me përfaqësuesit zyrtar në institucionet e qeverisjes lokale dhe në nivelin lokal dhe rajonal për zbulimin e trendëve në sferën e caktuar (në raport me aspektet sociale dhe ekonomike), por, gjithashtu, u bë edhe retrospektiva si ky rajon është zhvilluar në periudha të ndryshme kohore. Në kapitullin e katërt janë prezantuar rezultatet prej pjesës kuantitative nga të dhënat e mbledhura përmes dy pyetësorëve njëra për të rinjtë e pa punësuar dhe njëra për punëdhënësit.
Janë intervistuar 53 punëdhënës (firma, institucione shtetërore dhe organizata qytetare), prej RPJP(Dibër,Kërçovë, Ohër dhe Strugë), si dhe 100 të rinj (gjimnazistë, studentë dhe persona të diplomuar), të gjithë në moshë deri 25 vjet (41 m, 59 f)
Projekti për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është financuar nga Unioni Evropian.
Për më tepër informata rreth projektit kontaktoni në info@oemvp.org ose në telefon 076/397-505
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian |
|
|
||
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore | Fondacioni SPRINT | Instituti PREDA | ANTTARC |
This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.
Comments are closed.