Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut realizuan Konferencën me temë: “Konferencë për Mundësit Financiare” me fillim në ora 09:30 në Hotel Radika – Mavrovë.
Organizimi i Konferencës u mbështetet nga USAID (Projekti për zgjerim të bizneseve të vogla) dhe GIZ. Temat qe u prezentuan para të pranishmëve ishin Instrumentet Finaciare si:
-
- IPA (CBC, HRD, IPARD), CIP, FP7, EUREKA, Banka Botërore, LEADER LAG, Instrumentet ndimëse financiare që ofron Ambasada e Hollandës, EDIF dhe TAM/ BAS.
Fjalim përshëndetës në këtë konferencë kishin kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore z.Menderes Kuçi, znj. Tatjana Markovska nga Zyra për zhvillim ekonomik USAID, z.Hamsi Beluli koordinator gjeneral i projektit nga GIZ RED Pollog, dhe z. Adil Emini, drejtori ekzekutiv i Qendrës për zhvillim planor të Pollogut.
Në pjesën e parë u realizuan prezantime nga 10-15 minuta për secilin Instrument dhe më pas u organizuan grupe ku të pranishmit kishin mundësi që detalisht të informohen nga ekspertët e këtyre lëmive. Target grupa në këtë Konferencë ishin anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Komunat, LER, sektori privat, publik, organizatat joqeveritare dhe të gjithë të interesuarit për këto fonde europiane.


