Trendet botërore si bazë për rritjen e investimeve në sektorin e agro-biznesit
23 Prill 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të teknologjisë informative dhe komunikimit (MASIT), Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, dhe EPI Centar Internacional sot në Veles organizuan forumin ekonomik me temë “Investime për zhvillim ekonomik afatgjatë”.
Gjatë këtij forumi u diskutuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullativën ligjore, programet për përkrahje, trendet botërore si bazë për rritjen e investimeve me fokus në sektorin e agro-biznesit.
Gjithashtu, pjesëmarrësit përmes diskutimit interaktiv arritën në përfundim mbi mundësitë për tejkalimin e barrierave në procesin e investimeve dhe përmirësimin e klimës ekonomike në vend.
Projekti financohet nga USAID, me qëllim për të mbështetur rritjen ekonomike përmes lehtësimit të presionit mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore dhe lehtësimin e zbatimit të ligjeve në Maqedoni.