Trajnim – Menaxhimi strategjik

USEmbassySkopje_203346411

Menaxherët e kompanive përmes këtij trajnimi patën mundësi të njihen më nga afër me mjetet për udhëheqje strategjike në kompanitë ku ata veprojnë, si të menaxhojnë me burimet njerëzore, mjetet financiare si dhe vënie në funksion të veglave për udhëheqje me efikase dhe efektive me punët e organizatës/kompanisë.

Qëllimi primar i secilit menaxher të mirë duhet të jetë maksimizimi i profitit të pronarëve, e duke u nisur nga kjo funksionet si planifikimi, organizimi, ndjekja dhe kontrolla duhen vënë mirë në funksion me qëllim të arritjes të synimit dhe misionit të kompanisë.

Menaxhimi strategjik përbëhet nga katër faza: Analiza e qëllimeve të kompanisë, Formulimi i strategjisë të biznesit, Implementimi i strategjisë, Vlerësimi i strategjisë. I gjithë procesi i krijimit të strategjisë, implementimit dhe vlerësimit është i quajtur menaxhim strategjik. Nëse vet këto faza të përfshira janë të organizuara mirë kompania ka gjasa më të mëdha për të realizuar më me sukses strategjinë e vendosur dhe të jetë më konkurrente në treg.  

Trajnimi i udhëhoq nga Gligor Mihailovski, udhëheqës i Zyrës për konsulenca, pranë OEMVP-së. 

Comments are closed.