Trajnim ”Mbrojtja e markave tregtare dhe patentave për bizneset në zonën ndërkufitare”
Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit Mbrojtja e markave të produkteve për bizneset në zonën ndërkufitare, projekt të cilin e udhëheq Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Entin Shtetëror për Pronësi Industriale, i financuar nga Bashkimi Europian.
Hapjen e këtij trajnimi e bëri Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, Agron Arsllani, ndërsa më tutje vazhduan prezantimet e tyre përfaqësuesi i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z.Ali Asani,ekspertja për marka tregtare Drita Kalisi dhe Emira Asani Jusufi, avokate eksperte mbi mbrojtjen e markave me patent. Ata sqaruan detajisht procedurat, normat ligjore, benefitet, të drejtat dhe obligimet që burojnë nga mbrojtja e markave tregtare.
Në kuadër të ditës së dytë të trajnimit do të prezantohen procedurat administrative të mbrojtjes së markave dhe plotësimi i aplikacionit si dhe procedurat administrative të mbrojtjes me patent.
Ideja kryesore e projektit është që të ngritet vetëdija e kompanive të rajonit ndërkufitar për mbrojtje industriale si një mundësi për ti rezistuar konkurrencës së pamëshirshme globale.
Projekti ka për qëllim të aftësojë dhe të rrit vetëdijen e kompanive mbi nevojën për mbrojtje industriale në punën e tyre afatgjate dhe së dyti mbrojtjen e produktit me Çertifikim të markës me emrin gjeografik të zonës që e karakterizon një produkt me cilësi dhe karakteristika përkatëse me zonën gjeografike.
Këto dy qëllime janë të lidhura ngushtë me qëllimin e përgjithshëm dhe atë specifik të Programit mbi zhvillimin ekonomik të zonës ndërkufitare përmes promovimit dhe brendimit të shërbimeve dhe produkteve rajonale.
Trajnime të kësaj fushe në vend janë të pakta, andaj të pranishmit, trajnuesit dhe OEMVP si organizatore u ndanë mjaft të kënaqur.
Comments are closed.