Më 26 Nëntor 2012 u bë hapja e panairit të 100 vjeçarit organizuar nga Klip Ekspo Group, në Tiranë. Panairi u hap nga ana e kryeministrit shqiptar z.Sali Berisha, në prani të zëvendës kryeministrit dhe Ministrit të ekonomisë Edmond Haxhinasto, dy zëvendëskryeministrave të Kosovës Behxhet Pacolli dhe Mimoza Kusari Lila, ministrit tё Transportit dhe Lidhjeve të Shqipërisë, Sokol Olldashi dhe kryebashkiakut tё Tiranës, Lulzim Basha
Ky panair, i cili do të qëndrojë i hapur deri në datën 30 Nëntor, ka sjellë në Tiranë rreth 430 biznese, nga 30 vende të ndryshme nga rajoni dhe mbarë bota, të cilët kanë ekspozuar produktet e tyre. Organizimi i panairit vjen edhe si një kontribut për kombin shqiptar, në 100 vjetorin e pavarësisë së tij.
Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini nё Tiranё u dekorua me ҫmimin “Shqiponja e Artё” pёr merita tё veҫanta nё thellimin e bashkёpunimit ekonomik mes Maqedonisё dhe Shqipёrisё.
“Vendet tona janë direkt të varura nga zhvillimet ekonomike në Bashkimin Evropian dhe ajo qё vendet nga Ballkani Perёndimor duhet tё bёjnё, sipas mendimit tim ёshtё tё formojnë një lloj të Unionit ekonomik ballkanik, sipas modelit nga vendet nordike dhe baltike, lidhje ekonomike kёto qё rezultuan me tejkalimin me sukses tё pasojave qё la kriza nё eurozonё”, tha Saraqini.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, e shumë drejtues e menaxherë të fushës së biznesit nga shumë vende të botës.



