Thirrje për brendim institucional të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Thirrje për brendim institucional

Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shpall thirrje publike për brendim të Odës dhe re-dizajnim të logos.

OEMVP synon që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim duke bërë organizimin dhe mbrojtjen e interesave si dhe promovimin e bizneseve.

OEMVP në periudhën e ardhshme synon të rifreskojë dhe forcojë brendin e saj për të përmirësuar komunikimin dhe njohjen  e përgjithshme në mbështetje të misioni dhe të konsolidojë pozitën e Odës  në nivelmë të gjerë duke qenë e aftë të mbështesë interesat e anëtarëve në vend dhe më gjëre.

Subjekti i zgjedhur do të jetë përgjegjës për të ndihmuar OEMVP-në në krijimin e një brendi të ri vizual (për një brendim të suksesshëm) duke krijuar një platformë të re që do reflekton vlerat e OEMVP-së, trashigiminë institucionale dhe që do të plotësojë nevojat e Odës në të ardhmen.

Të interesuarit duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë përvojë dhe kompetencë në:

  • Zhvillimi të brendit;
  • Ekspertizë në strategji të brendimit;
  • Identitet vizuel / Dizajnim i logos;
  • Dizajn grafik;
  • Respektimi i afateve kohore strikte.

Të gjithë të interesuarit ju lutemi që të përshkruani shkurtimisht se si ju (dhe ekipi juaj) do të realizoni konceptin tuaj të brendimit institucional dhe një propozim të shoqëruar me një letër përcjellëse dhe të detajuar deri te OEMVP-së.

Propozimet e Juaja mund të dërgoni në adresën tonë Dimitrija Çupovski nr.13 1000 Shkup me shënim “Thirrja për brendim institucional” ose në e-mail info@oemvp.org, jo më vonë se 01 Prill 2017.

Për më tepër rreth Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore vizitoni web faqen tonë www.oemvp.org

Të gjitha palët e interesuara mund të realizojnë takime konsultative lidhur me thirrjen me menaxhmentin e OEMVP-së. Për caktimin e takimit na kontaktoni në 076/397-504.