Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Themelohet Qendra Shqiptare e Studimeve Strategjike

Themelohet Qendra Shqiptare e Studimeve Strategjike

  Në hotel “Therranda” në Prizren, ku janë ekzpozuar piktura dhe libra të autorëve shqiptarë, të premten janë takuar ekspertë të shumtë ekonomik, përfaqësues të bizneseve, institucioneve dhe universiteteve, të cilët kanë marrë pjesë në jetësimin e idesë për themelimin e Qendrës Shqiptare të Studimeve Strategjike (QSHSS), e cila ka për qëllim studimin dhe sygjerimin e rrugëve për pasurimin ekonomik dhe kulturor të kombit shqiptar nëpërmjet bashkëpunimit si një i vetëm, pavarësisht kufijve politikë.

  Në mbledhje është zgjedhur Bordi Drejtues i QSHSS me Muhamet Mustafën si kryetar dhe Azis Pollozhanin, nënkryetar. Anëtarë të bordit u caktuan: Justina Shiroka-Pula, Skender Elezaga, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore z.Menderes Kuçi, Ali Hamiti, Maksim Caslli, Ilir Gëdeshi, Edvin Libohova dhe Geri Selenica si Drejtor Ekzekutiv i QSHSS-së.

  Në ditën e parë të këtij takimi, nismën për themelimin e QSHSS-së, në Prizren e kanë mbështetur edhe kryetari i komunës së Çairit në Shkup, Izet Mexhiti, ai i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, si dhe përfaqësuesit e universiteteve në Prishtinë dhe Tiranë.

2