Thellohet bashkëpunimi mes OEMVP-së dhe UNT-së

Sot në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Kryetari z. Mendi Qyra bashkë me përfaqësues tjerë të OEMVP-së, pritën në takim rektorin e UNT-së z. Izet Zeqiri, ku u diskutua mbi rëndësinë e të dyja institucioneve në krijimin e një perspektive më të mirë socio-ekonomike dhe akademike të qytetarëve dhe bizneseve në përgjithësi.

Ky takim edhe më shumë thelloi bashkëpunimin ndërmjet OEMVP dhe UNT, qëllimi i të cilëve është nxjerrja e kuadrove cilësore si dhe avancimi arsimor dhe ekonomik.

OEMVP ka një angazhim të ndjeshëm ndaj krijimit të mundësive për të trajnuar, zhvilluar dhe avancuar të rinjtë në vendin tonë.
Bashkëpunimi i OEMVP me institucionet e arsimit është një hap i rëndësishëm, ku qëllimi kryesor është të shmangë zbrazëtirën mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, si dhe për të adresuar sfidat që lidhen me përputhshmërinë e kuadrove të punës me kërkesat e tregut të punës.