Tejkalimi i pengesave të biznesit në marrëdhëniet e punës

06 Shkurt 2018 – Çështjet prioritare dhe problemet për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës ishin temë diskutimi gjatë sesionit informativ sot të organizuar nga Oda Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të teknologjisë informative dhe komunikimit (MASIT), Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe EPI Centar Internacional, partnerë në Projektin e USAID: “Partneritet për Rregullativë më të mirë afariste”.

Gjatë sesionit gjithashtu u panë edhe propozimet për projektligjin për Ligjin për praktikantë – diskutime në temën: nevojat, përvojat dhe sugjerimet, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Ligji për marrëdhënie pune dhe Ligjin për praktikantë.

Këto sesione organizohen në kuadër të projektit “Partneritet për Rregullativë më të mirë afariste” me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të zbatimit të ligjeve në Republikën e Maqedonisë.

Sesioni i rradhës do të mbahet në Shkup me datë 14 Shkurt 2018 (E mërkurë) me temë Furnizimet publike.

Ju mirëpresim!