Besiana Mustafa
- EMAIL ADDRESS: business.liaison@oemvp.org
Besiana Mustafa ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, dega banka dhe financa. Ajo aktualisht është duke ndjekur studimet Master në degën – Administratë biznesi.
Ajo posedon përvojë të vlefshme duke punuar me OJQ-të si asistente projekti dhe ka marrë pjesë në projekte të ndryshme Erasmus, duke fituar mirënjohje përmes certifikatave.
Duke filluar nga qershori 2023, ajo ka marrë rolin – Zyrtare për Ndërlidhje me Bizneset në OEMVP dhe është e përfshirë aktivisht në projektin “Partneritete për donacione” nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar . Në kuadër të OEMVP-së, përgjegjësitë e saj përfshijnë komunikimin me anëtarët potencialë dhe ekzistues, kryerjen e analizave dhe kërkimeve ekonomike, mbështetje për organizimin e projektit “TOP 100” dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve të Odës.