Gelina Latifi
Bashkëpuntore për protokoll dhe marrëdhënie me publikun
Gelina Latifi ka përfunduar studimet deridiplomike në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, në degën Komunikim ndërkombëtar, në Universitetin e Evropës Juglindore, Shkup. Karrierën profesionale e ka filluar si ushtruese komunikimi në sektorin e marketingut në një kompani private. Më pas, eksperiencën e saj e pasuroi si gazetare në Platformën digjitale të televizionit TRT Maqedoni.
Nga nëntori i vitit 2023, u angazhua në Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, si bashkëpunëtore për Protokoll dhe Marrëdhënie me publikun.