Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të kompanive më të mëdhaja të Republikës së Maqedonisë dhe subjektet tjera ekonomike, të cilët patën rastin të diskutojnë me z. Chip Dempsey në lidhje me problemet që hasen gjatë punës së tyre në vendin tonë.
Temë e këtij takimi ishin investimet e përbashkëta dhe qasja ndaj tregjeve zhvillimore. Tregje të forta financiare, mbështetja sistematike e bizneseve të vogla dhe investimet kapitale mund të nxisin ekonominë përpara, tha z. Dempsey, drejtori ekzekutiv i Principal Strategic Investments – Morgan Stanley, si dhe konsulent i pavarur i angazhuar në projekte për zhvillim të biznesit. Sa u përket të dhënave që ai ka për Maqedoninë është një problem real me të cilin përballen kompanitë vendase me shkallë të ulët të likuiditetit, veçanërisht kur shteti shfaqet në rolin e punëdhënësit apo biznismenit, dhe siguron pjesën më të madhe të punës për kompanitë vendase.

Nëse kompanitë përmbushin faktorët e përmendur dhe së bashku me procesin e inovacionit, si rrjedhojë do të bëhet hapja e biznesit të ri dhe vendeve të reja pune, ngase duke u nisur nga përvoja në Amerikë, vende të reja pune mund të krijojnë vetëm kompanitë e sapoformuara, tha z. Chip Dempsey.



