Delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, i udhëhequr nga kryetari z. Menderes Kuci më datë 29 Maj 2012, realizoi takim në Ambasadën e Iranit me ambasadorin z. Alireza Sabzali. Ky takim i parë dhe takimet tjera do të shërbejnë për bashkëpunimin ekonomik, sepse të dy palët janë të interesuara edhe për investime të përbashkëta në mes kompanive tona dhe ato të Iranit, duke propozuar nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Iranit.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë për organizimin e takimeve në Republikën e Maqedonisë dhe Iran, forumeve ekonomike, B2B takime, sepse OEMVP-ja e konsideron Iranin si shtet me potencial ekonomik.
Z. Alireza Sabzali shfaqi gjithashtu interesim të madh për bashkëpunim me Odën tonë, duke potencuar se Irani është i gatshëm për bashkëpunim ekonomik me kompanitë vendase.
Nga Ambasada e Iranit na thanë që mund të ofrojnë bashkëpunim në fushat e industrisë automobilistike, energjetike, ushqimore, medicinë, bujqësi e tjera, si dhe të organizojnë një vizitë nga 7-8 kompani të Maqedonisë në Iran, në mënyrë që të njoftohen më mirë me kompanitë dhe mundësitë për bashkëpunim me kompanitë nga Irani.


