Takim mes OEMVP dhe Odës Ekonomike të Kosovës
07 Mars 2016 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore me nënkryetarët, janë takuar sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu në Prishtinë.
Në këtë takim është biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy Odave dhe dy vendeve në lëmine e ekonomisë dhe realizimin e projekteve me interes për zhvillimin e bizneseve, me qëllim krijimin e lehtësirave për afaristët nga të dyja vendet dhe eliminimi e barrierave në pikat kufitare.
Kryetari i OEMVP-së shprehu nevojën e krijimit të një terminali doganor në kufirin Kosovë-Maqedoni në territorin e komunave të regjionit të Tetovës si dhe u përmend nevoja e përshpejtimit të procedurave të projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë Prizren, përmes maleve të Sharrit.
Ratifikimi i marrëveshjes ndërshtetërore për lëvizjen e lirë dhe kalimi i kufirit me letërnjoftime ishte temë e bisedës dhe u insistua që kjo marrëveshje të jetësohet sa më shpejtë, pasi që e lehtëson dukshëm kalimin e kufirit në mes të dy vendeve dhe kontribuon në lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Gjatë takimit, u theksua edhe nevoja për nënshkrimin e një marrëveshjeve të bashkëpunimit me qëllim thellimit të partneritetit përmes këmbimit të informatave, organizimit të panaireve dhe misioneve tregtare, aktivitete për promovimin e investimeve dhe produkteve të Kosovës dhe Maqedonisë, një marrëveshje e cila edhe zyrtarisht do të shprehte gatishmërinë e të dy Odave për të çuar ekonomitë e vendeve që përfaqësojnë më tutje. Posaçërisht është biseduar lidhur me aplikimin e përbashkët në projektet e financuara nga donatorë me theks të veçantë në projektet e Komisionit Evropian.
Temë e diskutimit ishte edhe fillimi konkret i punëve në ndërtimin e autostradës Shkup – Elez Han dhe lidhja e saj me atë Prishtinë – Elez Han me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për transportin e njerëzve dhe mallrave. Në këtë drejtim u kërkuan aktivitete konkrete në modernizimin e infrastrukturës në linjën hekurudhore Shkup – Fushë Kosovë.
Comments are closed.