Takim mes OEMVP dhe EVN – Maqedoni
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Nebi Hoxha sëbashku me nënkryetarin. z.Nagip Fejzi u takua me Kryetarin e Bordit Udhëheqës të EVN – Maqedoni, z.Shtefan Peter
Takimi mes z.Peter dhe Kryetarit Hoxha u inicua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke qenë se kompanitë anëtare të OEMVP-së shfrytëzojnë rregullisht shërbimet e kësaj shoqërie aksionare dhe për rrjedhojë të kësaj ngritjes së nivelit të bashkëpunimit mes dy palëve.
EVN Maqedoni është kompania më e fuqishme në treg e cila bën prodhimin dhe distribuimin e energjisë elektrike te konsumatorët final.
Kompania EVN-Maqedoni ka mbi 2.000 të punësuar, pa mos llogaritur partnerët lokal, furnizuesit e vegjël të EVN-së, që në mënyrë indirekte e dyfishon numrin e të punësuarve nga kjo kompani. EVN gjithmonë ka qenë në krah të konsumatorit edhe atëherë kur politika e vendit nuk ka qenë përkrahëse, gjegjësisht nuk i ka zgjidhur çështjet që i përkasin furnizimit me energji elektrike dhe rrjetit përçues dhe ne si kompani e përgjegjshme kemi ndërhyrë vetë në gjetjen e zgjidhjes – theksoi mes të tjerash z.Shtefan Peter.
Nga ana tjetër, z. Nebi Hoxha, i përcolli porosinë z. Peter se OEMVP, gjegjësisht kompanitë anëtare të Odës, janë konsumatorë të mëdhej të energjisë elektrike dhe njëkohësisht dhe kontreibues të mëdhej në aktivën e kësaj kompania, andaj bashkëpunimi mes OEMVP-së dhe EVN-Maqedoni duhet të jetë i vazhdueshëm me qëllim që të dyja palët të jenë gjithmonë në një baraspeshë mes kërkesës dhe ofertës të caktuar.
Pas takimit z. Shtefan Peter bashkë me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe nënkryetarin. Nagip Fejzi, vizituan disa nga kompanitë anëtare të OEMVP-së dhe njëkohësisht disa nga harxhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, si Princ Enterprajs, Euroaktiva, Bas Tutti Fruti etj, me ç’rast z.Peter pati mundësi të dëgjojë drejtpërsëdrejti nga këto konsumatorë nivelin e kënaqshmërisë nga shërbimet që ofron EVN në Maqedoni.
Të dy palët u ndanë të kënaqëm nga ky takim dhe u dakorduan për një bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen.
Comments are closed.