Takim me London School of Economics (LSE)
06 Prill 2017– Oda Ekonomike e Maqedonis Veri Perendimore sot mirëpriti delegacion nga London School of Economics (LSE), e cili është njëri ndër unverzitetet më të shquara të shkencave shoqërore në botë, takim ky që do hap mundësi bashkëpunimi në të ardhmen mes këtyre dy instutucioneve.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore prezantoi mision dhe vizionin e saj e cila bën avancimin, organizimin dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jasht vendit.
London School of Economics (LSE) po ashtu prezantoi misonin e saj i cili ka të bëjë me shfrytëzimin e burimeve intelektuale të shkollës për të bërë një lidhje të akademikeve, bizneseve dhe instutucioneve shtetërore, me qëllim të ngritjes së përfitimeve të tre palëve.
Në këtë takimi poashtu u bisedua për mundësitë e shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe informatave të dy vendeve të ndryshme duke pretenduar ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve të si baza themelore për zhvillim ekonomik dhe shoqërorë të një vendi.
Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësit e analizave të përbashkëta ndërmjet dy institucioneve, për ngritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve të ndryshme, po ashtu ehe ngritje të menaxhmentit të kompanive nëprermjet shkollave të posatshme që kanë ata.