Takim me kompanitë e Kumanovës në kuadër të projektit USAID – Partneritet për regullativë më të mire afariste
06 Prill 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të projektit të financuar nga USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë ligjore, i cili implementohet në bashkëpunim me EPI Centar, Odën për Teknologji Informatike dhe telekomunikim – MASIT dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë, sot në Kumanovë organizuan sesionin informativ me qëllim të informimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga ligji për marrëdhënie pune si dhe kontratat kolektive.
Ky aktivitet është në vazhdin e ciklit të aktivitete të këtilla, sot ishte i pesti me rradhë nga 18 aktivitet e parapara në kuadër të këtij projketi që kanë për qëllim informimin e komunitetit të biznesit mbi tematika të ndryshme të cilat i tangojnë më së shumti ata.
Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i ndërmarrjeve për zbatim më të lehtë të ligjeve dhe forcimi paralel i dialogut publiko- privat. Ky aktivitet ka për qëllim të ndihmojë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme të cilat ballafaqohen me vështirësi gjatë implementimit të ligjeve.
Tema e sotshem ishte: Të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga Ligji për marrëdhëniet të punës dhe kontratat kolektive.
Gjatë takimit të sotshëm me kompanit nga Kumanova u diskutua për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga Ligjit për marrëdhëniet e punës për punëdhënësit dhe të punësuarit, shqyrtim i dispozitave penale të cilat rezultojnë nga Ligji për marrëdhënie pune, marrëveshjet e përgjithshme kolektive dhe kontrolli inspektorial. Po ashtu kompanit prezente kishin mundësi që para eksperteve të hapin debate dhe të parashtrojnë pyetje të ndryshme rreth problemeve dhe vështirsive praktike me të cilat ballafaqohen ndërrmarrjet gjatë realizimit të punës së tyre.
Takimi i rradhës në kuadër të te njetit projekt do të mbahet me 13 Prill në Strugë.