17 Gusht 2016 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha sot u takua me bordin drejtues të Biznes Forumit Prizren, i cili ishte i kryesuar nga drejtori Bener Kendos.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte “Prizren Business Forum 2016”, i cili planifikohet të mbahet nga data 22 deri 25 Shtator 2016 në Prizren, Kosovë. Në kuadër të Forumit, do të organizohet edhe një Konferencë si dhe Panairi ku do të bëhet prezantimi i prodhimeve vendore.
Gjatë takimit u panë mundësitë e investimeve në Zonën Industriale të Prizrenit, e cila pritet të themelohet në një të ardhme të afërt dhe thellimi i bashkëpunimit mes kompanive Maqedonisë dhe Kosovës, duke vendosur theks mbi temat që janë në interes të të dy vendeve.





