Takim me bizneset në Strumicë, prezantohen të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga Ligji për marrëdhënie të punës
20 Prill 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të organizojë sesione informative në të gjithë vendin me kompanitë e saja anëtare ku diskutohen taksat dhe doganat, ligji i mbrojtjes së mjedisit, marrëdhëniet e punës, siguria në punë si dhe ligji për sigurim shëndetësor. Këto sesione gjithashtu kanë për qëllim mbledhjen e të dhënave të vlefshme, çështjet e të cilave janë më të rendësishme dhe më të vështira për ti përmballuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në takimin informativ në Strumicë me temë: Të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe kontratat kolektive u diskutua për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga dispozitat ligjore dhe u prezantuan rregullat dhe problematikat që kanë të bëjnë me tatimin e të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet e tjera. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me përcaktimet e sakta të bazës tatimore për llogaritjen e tatimit të të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet tjera, si dhe rastet kur bëhet pagesa me fokus të veçantë në gabimet e mundshme nga përvoja praktike.
Partnerët implementues të USAID-it për këtë projekt janë EPI CENTAR Internacional, në bashkepunim me Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën për Teknologji Informatike dhe telekomunikimit – MASIT.
Projekti financohet nga Qeveria e SH.B.A -ve me qëllimin për të mbështetur rritjen ekonomike duke lehtësuar presionin mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore.