AKADEMIKA
AKADEMIKA
Takim me bizneset në Kumanovë, prezantohen të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga ligji për mjedisin jetësor dhe urbanizëm.

Takim me bizneset në Kumanovë, prezantohen të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga ligji për mjedisin jetësor dhe urbanizëm.

SPOZORI GJENERAL

08 Maj 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe sot vazhdoi me organizimin e sesionit informativ  në Kumanovë me kompanitë e saja anëtare ku u diskutua mbi ligjin e mbrojtjes së mjedisit, instrumentet ligjore për mbrojtjen e mjedisit jetësor për NVM dhe instrumentet vullnetare që qojnë në menaxhim modern të mjedisit jetësor.

Në takimin informativ në Kumanovë me temë: Të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga ligji për mjedisin jetësor dhe urbanizëm, u diskutua për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga dispozitat ligjore dhe u prezantuan rregullat që kanë të bëjnë me obligimet e kompanive për mbrojtje të mjedisit jetësor. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me procedurat për vlerësim strategjik të planeve urbanistike që ndikojnë në mjedisin jetësor, zbatim të procedurës për vlerësim të ndikimit të projekteve të planifikuara nga NVM ose projekteve ekzistuese, obligimet ligjore të NVM për fitim të lejes ekologjike, procedurat për kontroll dhe ndalesë integruese të ndotjes si dhe ligjin mbi menaxhimin me mbeturinat elektrike dhe elektronike.

Partnerët implementues të USAID-it për këtë projekt janë EPI CENTAR Internacional, në bashkepunim me Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën për Teknologji Informatike dhe telekomunikimit – MASIT.

Projekti financohet nga Qeveria  e SH.B.A -ve me qëllimin për të mbështetur rritjen ekonomike duke lehtësuar presionin mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA