Home / Lajmet / Njoftime / Takim me AKB-në

Takim me AKB-në

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore më datë 16 Shkurt 2016 (E martë) me fillim në ora 12:00, në hapësirat e OEMVP-së, do të realizojë takim me Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB).

Gjatë këtij takimi do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit në mes kompanive anëtare të Odës dhe atyre të AKB-së, me qëllim të rritjes së fuqisë të bizneseve prodhuese  nga të dy vendet.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe AKB, 5 vite më parë kanë nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi, që ka për qëllim krijimin e lehtësirave për afaristët nga të dyja vendet dhe eliminimin e barrierave në pikat kufitare, duke thelluar shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

2