Takim informativ me kompanitë e Tetovës mbi politikat tatimore dhe doganore

Takim informativ me kompanitë e Tetovës mbi politikat tatimore dhe doganore

SPOZORI GJENERAL

27 Mars 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të projektit të USAID – Partneritet për rregullativë  më të mirë ligjore, i cili implementohet në bashkëpunim me EPI Centar, Odën për Teknologji Informatike dhe telekomunikimit – MASIT dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë, sot në Tetovë organizuan sesionin informativ me qëllim të informimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin prej rregullativave ligjore.

Pas sesionit që u mbajt në Veles, ky është info sesioni i dytë me anë të të cilit synojmë të ndihmojmë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme të cilat ballafaqohen me vështirësi gjatë implementimit të ligjeve.

Aktiviteti informativ sot ishte me temë: Të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga politikat tatimore dhe doganore, dhe në pjesën e parë u diskutua për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga dispozitat ligjore në sferën e tatimeve.

Gjithashtu gjatë takimit u prezantuan rregullat dhe problematikat që kanë të bëjnë me tatimin e të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet e tjera. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me përcaktimet e sakta të bazës tatimore për llogaritjen e tatimit të të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet tjera, si dhe rastet kur bëhet pagesa me fokus të veçantë në gabimet e mundshme nga përvoja praktike.

Në pjesën e dytë mbi të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga dispozitat ligjore në sferën e doganave, u prezantuan procedurat doganore për import dhe eksport të produkteve të tekstilit dhe bujqësore, të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve në procedurat doganore, dokumentacioni i nevojshëm në procedurat doganore , dispozitat penale nga Ligji për drejtorinë doganore dhe ligji doganor, procedurat juridike në kryerjen e mbikëqyrjes doganore dhe kontrollit doganor brenda territorit doganor të shtetit e tjera.

Takimi i rradhës do të mbahet më datë 06 Prill 2017 në Kumanovë.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA