Takim informativ me kompanitë e Strugës – Ligji për mjedisin jetësor dhe urbanizëm

12 Prill 2017 – Me qëllim të përmirësimit dhe implementimit më të lehtë të ligjeve në Republikën e Maqedonisë në kuadër të projektit të USAID „PARTNERITET PËR RREGULLATIVË MË TË MIRË AFARISTE“, sot në Strugë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi sesion informativ në temë: Të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga ligji për mjedisin jetësor dhe urbanizëm.

Ky takim sot ishte i shtati me rradhë nga 18 aktivitet e parapara në kuadër të këtij projekti që kanë për qëllim informimin e komunitetit të biznesit mbi tematika të ndryshme për zbatim më të lehtë të ligjeve dhe forcimi paralel i dialogut publiko- privat. Ky aktivitet ka për qëllim të ndihmojë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme të cilat ballafaqohen me vështirësi gjatë implementimit të ligjeve.

Gjatë takimit të sotshëm me kompanitë nga Struga u diskutua edhe për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga Ligjit për marrëdhëniet e punës për punëdhënësit dhe të punësuarit, shqyrtim i dispozitave penale të cilat rezultojnë nga Ligji për marrëdhënie pune, marrëveshjet e përgjithshme kolektive dhe kontrolli inspektorial. Po ashtu kompanitë prezente kishin mundësi që para eksperteve të hapin debate dhe të parashtrojnë pyetje të ndryshme rreth problemeve dhe vështirsive praktike me të cilat ballafaqohen ndërrmarrjet gjatë realizimit të punës së tyre.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me EPI Centar, Odën për Teknologji Informatike dhe telekomunikimit – MASIT dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë, përkrahur nga USAID.

Takimi i rradhës në kuadër të të njëjtit projekt do të mbahet më 20 Prill 2017 (E enjte) në Strumicë.