Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Sofra Tradicionale e Iftarit

Sofra Tradicionale e Iftarit

Sofra Tradicionale e Iftarit

txUOLUuuiGsiLU77txAIWgefz8JKaoCezMoQPZc5CDU_nmC4KN4oyuoqpSK54jgzMpW_mlsrboc4SKPkhCiZyOw_687787481

Oda e ka kthyer në traditë shtrimin e kësaj sofre, ku bashkon përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe figurat e rëndësishme të jetës publike me komunitetin e biznesit.

Sofra Tradicionale e Iftarit u mbajt në Hapësirat e Hotelit New Star në Shkup, ndërsa prezent ishin Ministri i Ekonomisë, z. Bekim Neziri, Kryetari i Komunës të Çairit, z.Izet Mexhiti, Kryetari i Bashkësisë Islame, Reis el ulema Sulejman efendi Rexhepi, anëtarë të OEMVP-së, institucionet me të cilat bashkëpunon nga vendi dhe jashtë dhe miq.

Islami është fe e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës. Ai i fton njerëzit që të jetojnë në paqe, pavarësisht dallimeve të tyre fetare, politike, gjinore, kombëtare e të tjera. Në fakt, të gjitha fetë, e kanë këtë parim, mirëpo, janë njerëzit ata që, me vetëdije apo pa të, veprojnë në kundërshtim me parimet e fesë së tyre. Nuk mjafton të thuash se je human, i mëshirshëm dhe solidar, kurse në anën tjetër, uni, kënaqësia dhe interesi personal të vendoset në qendër të vëmendjes apo të realizohet në llogari të dikujt tjetër – theksoi Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, z.Nebi Hoxha në fjalimin e tij të rastit.  

Vlerat e muajit Ramazan janë shumë të mëdha dhe është i dobishëm jo vetëm për myslimanët, por për mbarë njerëzimin. Me agjërim, si një formë përkushtimi dhe sakrifice ndaj Zotit, dëshmojmë edhe superioritetin e virtytit ndaj vesit, vlerave ndaj antivlerave, principe universale këto, zbatimi i të cilave me kalimin e kohës sjell vetëm të mira – theksoi Kryetari Hoxha.

Ai falenderoi të pranishmit për prezencën dhe uroi agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët mysliman. 

2