AKADEMIKA
AKADEMIKA
Si të bëhesh anëtar

Përfitimet nga anëtarësimi

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është lidere dhe vepron në drejtim  të forcimit të klimës ekonomike të vendit. Ajo ofron qasje në një rrjet të gjerë të bizneseve, kontakteve dhe informatave për bizneset.

Me anë të aktiviteteve, OEMVP ofron mundësi promovimi anëtarëve të saj, duke u siguruar se organizata tyre është në qendër të vëmendjes.  Me anë të sponzorimit, kompania juaj do të ekspozohet në mënyrë strategjike tek të adresuarit.

Për informata më të detajuara për kategoritë dhe përfitimet e anëtarësimit, ju lutem lexoni më poshtë një pjesë të shërbimeve që ne ofrojmë;

  1. Përgatitja e regjistrimit dhe anëtarësimit permanent të firmave potenciale në hapsirën gjeografike ku vepron Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore.
  2. Vizitë firmave me qëllim promovues të biznesit të tyre.
  3. Inicimi dhe vënia e bashkëpunimit të ndërsjelltë me Odën Ekonomike të Maqedonisë.
  4. Zhvillimi i bashkëpunimit në interes reciprok të biznesit me Odat Ekonomike që veprojnë në Maqedoni dhe Odat tjera regjionale dhe më gjërë.
  5. Zhvillimi i bashkëpunimit me Odat Ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe asociacionet tjera të biznesit.
  6. Rritja dhe zhvillimi i bashkëpunimit të biznesit të ndërsjelltë me firmat në Shqipëri dhe Kosovë.
  7. Zhvillimi i investimeve në mes firmave nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova me investim direkt të kapitalit vetanak.
  8. Mbajtja e kontakteve të rregullta në mes biznesit dhe qeverive të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe më gjërë në lidhje me OEMVP – për përmirsimin legjislativ në drejtim të thjeshtëzimit dhe rritjes së zhvillimit të biznesit në Maqedoni, ashtu që të vendoset praktikë e mire e kontakteve mes biznesit dhe etikës.
  9. Informim për interesimin e Ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës për investim në R.e Maqedonisë dhe anasjelltas.
  10. Organizimi i kontakteve me Odat Ekonomike të vendeve ballkanike, organizim të vizitave të biznismenëve të interesuar në të dy drejtimet me të gjitha shtetet e Ballkanit.
  11. Zhvillimi i kontakteve me Odat Ekonomike të vendeve europiane, amerikane si dhe në nivel botëror.
  12. Pjesmarrje të biznismenëve-anëtarë të OEMVP-së në delegacionet shtetërore në të dy drejtimet.
  13. Pjesëmarrja e biznismenëve-anëtarë të OEMVP-së në forume dhe institucione ekzekutive qeveritare dhe shtetërore në R.M në lidhje me politikën ekonomiko-financiare dhe në legjislacionin juridiko-ekonomik.
  14. Mbledhja dhe dhënia e informatatave për organizimin dhe pjesëmarrjen në: seminare, panaire, forume biznesi si dhe ndodhi tjera nga sfera e ekonomisë.
  15. Informim lidhur me legjislacionin dhe rregullativën e biznesit, projekte të tenderave, përpunim të biznesplaneve.
  16. Informacione komplete për linjat kreditore në vend.
  17. Vendosja dhe avansimi i produkteve me cilësi të lartë.
  18. OEMVP-ja do të angazhohet për pjesëmarrje aktive në krijimin dhe realizimin e politikave ekonomike, regjionale, projekteve infrastrukturore si dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në vend.
  19. OEMVP-ja do të insistojë të marrë autorizime publike siç janë: çertifikatat, vërtetime, pëlqime dhe leje të ndryshme në fuksion të lehtësimit të biznesit.
  20. Organizimin e takimeve me drekë pune, me kontaktet individuale të njihen në mes veti biznismenët për këmbimin e mendimeve për problemet ekzistuese në veprimin praktik të afarizmit.
  21. Përmbajtja dhe sponzorimi i programeve dhe qëllimeve që i realizojnë shoqatat nga sfera e aktiviteteve të kulturës, edukimit, humanizmit dhe aktiviteteve tjera.

 

Zbritni , plotësoni dhe printoni: “Formularin e anëtarësimit”.


Formularin e plotësuar dërgoni me e-mail në info@oemvp.org ose me faks në numrin 02/3226 388.
Me plotësimin dhe dërgimin e formularit, ju zyrtarizoni kërkesën tuaj për anëtarësim në OEMVP, më pas ne ju evidentojmë dhe ju dërgojmë fakturën, e cila duhet të paguhet në xhiro llogarinë:

Halk Bank

Xhiro llogaria: 270-0598938801-38

ProCredit Bank

Xhiro llogaria: 380-2771150001-97