Home / Lajmet / Njoftime / Shpërblim nacional për praktikat me përgjegjësi shoqërore më të mirë

Shpërblim nacional për praktikat me përgjegjësi shoqërore më të mirë

 

Në kategoritë vijuese (veçanërisht për ndërmarrjet e mëdha dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme):

    • Marrëdhënie me të punësuarit
    • Menaxhimi etik
    • Marrëdhëniet e tregut me furnizuesit, konsumatorët ose blerësit
    • Mbrojtjen e ambientit jetësor
    • Investimi në komunitet

  Të drejtë aplikimi në zgjedhjen kanë të gjithë ndërmarrjet e regjistruara në Republikën e Maqedonisë;

  Një ndërmarrje mund të aplikojë vetëm me një projekt në një kategori, por mund të aplikojë me më shumë projekte nëse janë te kategorive të ndryshme;

  Shuma e buxhetit që përfshin një praktikë e caktuar, nuk është faktor vendosës, por ideja dhe projektet kualitative, sikurse edhe rezultatet e arritura;

  Të shpërblyerit do të jenë të zgjedhur nga ana e jurive profesionale;

  Të gjithë aplikacionet, materialet dhe të dhënat do të trajtohen si të  besueshme.

 

  Këtë vit, shpërblimi nacional është e ndihmuar nga iniciativa “Sistemi europian për shpërblyerje të përgjegjësisë shoqërore të ndërmarjeve”, e cila është  e mbështetur nga Komisioni Europian dhe në Maqedoni e zbaton Asociacioni i iniciativave për zhvillim – Zenit. Përveç shpërblimeve në kategoritë e veçanta, dy ndërmarrje të paraqitura dhe që kanë arritur partneritet të suksesshëm me subjekt joprofitabil do të jenë të promovuara edhe në korrniza evropiane.

  Formularët për aplikim me kriteriumet për selektim janë në dispozicion në www.economy.gov.mk dhe  www.cbcsr.mk. Ju lutemi  formularët tuaj ti dërgoni përmes postës elektronike me shënimin: Formular për  Shpërblimin nacional për praktikat me përgjegjësi shoqërore në adresën: beti.popova@economy.gov.mk ose me postë (në kovertë te mbyllur) me shënimin: Formular për Shpërblimin nacional për praktikat me përgjegjësi shoqërore 2012 në adresën: Ministria e ekonomisë së RM, rr. Jurij Gagarin 15, 1000 Shkup.

  Aplikacionet pranohen më së voni deri më 11 mars  2013,  ora 15,00.

 

 

  Në lidhje me këtë, në ndërtesën e Delegacionit të Unionit Evropian (Rr. Mito Haxhivasilev Jasmin 52V), në EU Info Qendrën më datë 26 Shkurt 2013 (E martë) do të mbahet një sesion informativ, me fillim në ora 14:00.

  Më poshtë keni agjendën:


13:45 – 14:00                      Regjistrimi i pjesëmarrësve       
14:00 – 14:05

 

Prezantimi i sistemit evropian për shpërblimin e praktikave me përgjegjësi shoqërore 

Elizabeta Georgieva – Përfaqësues nga delegacioni i BE-së

14:05 – 14:15 

 

 Prezantimi i shpërblimit nacional për praktikat me përgjegjësi shoqërore

Aleksandar Nikolov – Kryetar i Trupit koordinues për përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjeve

14:15 – 14:25

 

Prezantimi i formularit për aplikim dhe pyetjeve të cilat më shpesh parashtrohen

 Maja Qurçieva – Udhëheqës i sektorit për nxitjen e investimeve dhe                                  përgjegjësisë shoqërore në Ministrinë e Ekonomisë

14:25 – 15:00  Pyetje dhe përgjigje

 

 


2