Shpallje Publike për angazhim të ekspertëve lokal – Archived

Shpallje Publike për angazhim të ekspertëve lokal – Archived

SPOZORI GJENERAL

Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”

   Projekti zbatohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin për zhvillim rajonal Senec – Pezinok, Sllovaki

 

TERMAT E REFERENCËS 

për

Angazhim të katër (4) ekspertëve lokal për  trajnime për rritjen e mundësive të punësimit për gratë e bashkësive etnike 

 

A.   KUALIFIKIM

                “3Es – Arsim, Punësim dhe Barazi për Gratë bashkësive etnike” Qëllimi i projektit është të lehtësojë integrimin e grave të grupeve të bashkësive etnike shqiptare, turke dhe boshnjake në territorin e përzgjedhur, në tregun e punës nëpërmjet rritjes së potencialeve të tyre të punësimit dhe promovimin e mundësive të barabarta dhe barazisë gjinore për gratë e grupeve etnike në nivel lokal përmes hapjes së mundësive të reja të mësimit e bërë posaçërisht për të rritur potencialet e tyre individuale për sigurimin e vendeve të punës.

  Grupi kryesor që ka për qëllim projekti përbëhet para së gjithash nga gratë shqiptare të moshës 20-45 (në total 100 gra të përfshira drejtëpërdrejt në zbatim: 25 nga çdo lokacion Shkup, Pollog, Kërçovë dhe Strugë) nga zonat rurale të këtyre rajoneve: Gratë e regjistruara me afat të gjatë papunësimi, femrat nga komunitetet rurale me kualifikim arsimor të ulët dhe 16 persona nga stafi profesional (10 në stafin profesional për punë të mëtejshme me gratë etnike pas zbatimit të projektit dhe 6 për stafin e inkubatorit). Përveç grave shqiptare, projekti është i hapur edhe për gratë me origjinë turke apo origjinë etnike boshnjake.

 

Rezultatet kryesore që priten të arrihen me këtë projekt janë: 

1. Analiza komplekse e komunave të përzgjedhura në lidhje me punësimin e grave të grupeve etnike: Arsimimi dhe punësimi ofruesit e shërbimeve dhe punëdhënësve lokale;

2. 100 plane për punësim individual të bërë posaçërisht për rritjen e potencialit të vërtetë të çdo gruaje, duke përfshirë konslutim të karrierës, këshillimit dhe udhëzimit;

3. Analiza e duhur për trajnim dhe trajnime të zhvilluara të përgjithshme dhe specifike;

4. Doracaku i përgatitur për trajnim;

5. Bazë e zhvilluar e të dhënave të punëdhënësve potencial në komuna dhe bashkëpunim të përmirësuar të të gjitha palëve të interesuara të projektit;

6. Trajnim për punë, për gratë nga punëdhënësit lokal;

7. Themelimi i Inkubatorit të parë Pilot Rural për gratë e grupeve etnike, staf i trajnuar dhe i aftë për të kryer shërbimet për të filluar biznese, gratë e trajnuara;

8. Të paktën 20% e grave nga grupet etnike, të përfshira në aktivitetet e projektit të jenë të punësuara;

9. Të paktën 10 start-up kompani të themeluara;

10. Doracak Trajnimi për stafin e inkubatorit;

11. Trajnimi i stafit të Inkubatorit që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime.

 

B. FUSHËVEPRIMI I PUNËS

Qëllimi i detyrës është:

– Të ndihmohet në përzgjedhjen e pjesëmarrësve në bashkëpunim me ekipin e projektit dhe grupet e interesuara komunale;

– Të kryhet vlerësimi i nevojave individuale me pjesëmarrësit e zgjedhur dhe të zhvillohet profil indivudal për secilën grua;

– Të ndihmohet në dhënien e trajnimeve për pjesëmarrësit e zgjedhur si mbështetje të ekspertëve nga Agjencia për Zhvillim Rajonal, Pezinok, Sllovakia;

– Të ndihmohet në dhënien e trajnimeve për 10 persona të stafit profesional për punë të mëtejshme me gratë etnike pas zbatimit të projektit dhe 6 për stafin e inkubatorit.

 

Metodologjia e trajnimeve

  Trajnimi do të ofrohet për rreth 100 pjesëmarrëse në 4 rajone (5 ditë në rajon) në bazë të materialeve të trajnimit të zhvilluara nga partneri sllovak, në fushat e mëposhtme: aftësitë themelore për të hyrë në tregun e punës, trajnimin e specializuar, në bazë të trajnimit të tyre ka nevojë për analizë dhe nevojat e tregut. Programi i trajnimit do të ndihmojë kandidatët për të përmirësuar aftësitë e tyre për ndërmarrësi në mënyrë që të sigurohen, që ata janë të përgatitur mirë për të hyrë në tregun e punës apo për të filluar biznesin e tyre.

Sesionet e trajnimit do të parashikojnë të punojnë në grupe prej 25 pjesëmarrësve.

Metodologjia e trajnimeve do të jetë interaktive dhe pjesëmarrëse, ajo duhet të zbatohet nëpërmjet një grupi punues dhe të zhvillohet diskutim që i thekson njohuritë e pjesëmarrësve të projektit në fushat e tyre të punës, duke i siguruar ata me mjete të tjera për të diskutuar në lidhje me këshillimin e karrierës nëpërmjet intervistës individuale, si dhe stërvitje dhe këshillim në gjetjen e vendeve të punës.

Raportim në fillim dhe në fund të çdo dite është i nevojshëm.

 

C. REZULTATET E PRITURA 

Rezultatet kryesore duhet të jenë: 

• Të përgatitet Raport Vlerësimi;

• Të krijohen profile individuale të secilës grua, rreth 100 të përfshira;

• Të përgatitet paket i plotë i materialeve prezantuese në formatin PowerPoint përgatitur në bashkëpunim me ekspertët e AZHR Sllovaki;

• Pesë ditë trajnime për rreth 25 pjesëmarrës nga çdo komunë e përmendur si pjesëmarrëse në Projekt;

• Raport i shkurtër me konkluzionet dhe rekomandimet kryesore që do të ofrohen pas trajnimit në afatin e përcaktuar më poshtë.

 

PLANI I PUNËS

Data e fillimit

Data e parashikuar për të filluar detyrën duhet të jetë Mars-Prill 2013.

 

Data e caktuar për përfundim të detyrës

Detyra duhet të kompletohet në Prill-Maj, 2013.

Numri total i ditëve të punës për 4 ekspertët lokal është 80 (përafërsisht 20 për një ekspert).

 

D. PROFILI I REKOMANDUAR PËR EKSPERTËT

Kualifikime dhe aftësi:

–   Të paktën të ketë të kryer Shkallën Universitare në Shkencat Shoqërore (p.sh Menaxhment, Ekonomi, Biznes ose ngjajshëm)

–      Rrjedhshmëri në gjuhën angleze;

–      Aftësi të mira komunikimi.

 

Përvojë gjenerale profesionale:

–        Minimum 3 vjet përvojë profesionale në fushën e zhvillimit të ndërmarrjeve;

      Njohjen dhe kuptimin e politikave për punësim në nivel lokal dhe fushat tjera të lidhura ngusht;

–       Njohjen dhe kuptimin e zhvillimit lidhur me aspektet gjinore, veçanërisht në fushën e fuqizimit ekonomik të grave;

 

Përvojë specifike profesionale:

–          Të paktën tre trajnime, të mbajtura në fushën e fuqizimit ekonomik të grupeve  të ndieshme dhe të margjinalizuara;

–          Përvojë në zhvillimin e materialeve të trajnimit;

–          Përvojë e vërtetuar në projektet e finansuara nga EU.

 

Përmbajtja, gjuha, formati dhe numri i raporteve 

Ekspertët duhet t’i dorëzojnë stafit të projektit, raport të aktiviteteve në gjuhën angleze.

Raportet e aktiviteteve duhet të dorëzohen jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të aktiviteteve.

 

  Të gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kushtet e lartëpërmendura, duhet të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail fatima.vela@oemvp.org.


  Afati i fundit për aplikim është 08 Mars 2013 (E premte). Për çdo informatë plotësuese kontaktoni në fatima.vela@oemvp.org ose në telefon 076/397-504.

 

                                                                                               
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore Shoqata për Zhvillim Lokal Rural Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok

 

 

 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian                                 


SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA