Sesion informativ mbi marrëdhëniet e punës, sigurisë në punë dhe ligji për sigurim shëndetësor
22 Mars 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të projektit për Partneritet për rregullativë më të mirë ligjore, sot filloi ciklin e sesioneve informative me qëllim të informimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin prej rregulloreve ligjore.
Në periudhën prej 22 Mars deri me 07 Qershor, projekti do të organizojë 18 sesione informative në të gjithë vendin, duke u fokusuar në rajonet jashtë Shkupit. Të gjitha rajonet e planifikuara në vend do të jenë të mbuluara, ku në total prej 11 qyteteve do të përfshihen: Velesi, Kumanova, Tetova, Kavadarci, Prilepi, Manastiri, Struga, Ohri, Strumica, Shtip dhe Shkupi. Temat që diskutohen në këto sesione informative janë taksat dhe doganat, ligjin për mbrojtjen e mjedisit, marrëdhëniet e punës, sigurina në punë si dhe ligji për sigurim shëndetësor.
Sesioni që u mbajt sot është sesioni informativ i parë dhe u mbajt në Veles. Temat e diskutuara në këtë mbledhje ishin: Marrëdhëniet e punës, Siguria në punë dhe Ligji për sigurim shëndetësor.
Projekti financohet nga Qeveria e SH.B.A -ve me qëllimin për të mbështetur rritjen ekonomike duke lehtësuar presionin mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore.
Partnerët implementues të projektit janë EPI CENTAR Internacional, në bashkepunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, MASIT dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë.