Seminar për procedurat për pjesëmarrje në tenderët për furnizimet publike të Kombeve të Bashkuara

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Ministrinë për punët e Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Agjencionit për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë (ASIPI), Unionit të Odave Ekonomike dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë, i ftojnë të gjitha kompanitë nga Maqedonia që janë të interesuara të marrin pjesë në seminarin një ditor me temë: “Procedurat për pjesëmarrje të kompanive nga Maqedonia përmes formës elektronike në tenderët për furnizimet publike të Kombeve të Bashkuara“.

            Seminari do të mbahet më datë 25 Prill 2013 (E enjte), me fillim në ora 10:00, në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, salla 4 në katin e 5-të.

            Në seminar, përfaqësuesit e trupit koordinues nga Sektori për furnizime publike të Kombeve të Bashkuara do të prezantojnë mundësitë për pjesëmarrje dhe regjistrim të kompanive nga Maqedonia në tenderët  për furnizime publike përmes formës elektronike të Kombeve të Bashkuara.

            Bashkangjitur është lista e prodhimeve/shërbimeve të definuara nga ana e Sektorit për furnizime të Kombeve të Bashkuara të dedikuara për pjesëmarrjen e kompanive nga Maqedonia:

–       Shërbime në transportin ajror;

–       Prodhime kimike dhe produktet e naftës;

–       Ushqim dhe ketering;

–       Objekte montuese;

–       Automjete, pjesë rezerve dhe pajisjet e transportit;

–       Pajisje për përpunim elektronik të të dhënave dhe mirëmbajtja e tyre;

–       Pajisje telekomunikimi dhe shërbimë;

–        Shërbime të arqitekturës, inxhinieri dhe ndërtim;

–       Shpedicion dhe shpërndarje;

–       Klimatizim, ngrohje dhe ujësjellës;

–        Menaxhim dhe mirëmbajtja e ndërtesave;

–        Sigurim dhe paisje sigurimi, dhe shërbime.

  Të gjitha prodhimet dhe shërbimet janë subjekte të procedurave tenderike dhe janë te hapura për kompanitë e të gjitha vendeve-anëtare të Kombeve të Bashkuara, që paraqet një mundësi të mirë për kompanitë nga Maqedonia të marrin pjesë në tenderët për furnizime publike të Kombeve të Bashkuara.

  Gjatë seminarit kompanitë nga Maqedonia do të kenë mundësi të njihen me kushtet dhe kriteret për aplikim në tenderët dhe falas të regjistrohen përmes formës elektronike në web-faqen e Tregut Global të Kombeve të Bashkuara në www.ungm.org me qëllim që të marrin pjesë në tenderët për furnizime publike të organizuara nga ana e agjencioneve të Kombeve të Bashkuara.

  Bashkangjitur janë dhënë kriteret për regjistrim në Sekretarijatin e Kombeve të Bashkuara për furnizime në Tregun Global të Kombeve të Bashkuara (UNGM – United Nations Global Marketplace) dhe inkurajohen të gjitha kompanitë nga Maqedonia të regjistrohen në nivelin e parë (“Level 1”) të furnizuesve, sepse procedurat dhe përgatitja e dokumentacionit është më e lehtë në krahasim me nivelet tjera.

  Në mënyrë që kompanitë nga Maqedonia të mund të regjistrohen në nivelin e parë (“Level 1”) si furnizues, të njëjtit duhet të plotësojnë on-line formular për regjistrim dhe bashkë me kërkesat tjera t’a vendosin në aplikacionin e tyre, të dhënë (në PDF format) me dokumentet tjera:

  1.    Parakusht për pranim i plotësuar dhe nënshkruar (Completed and signed Prerequisite of Eligibility form (attached);
  2. Kopje të çertifikatit të regjistrimit të kompanisë ose biznes liçenca (Copy of the company’s certificate of incorporation/business license);
  3. Lista e referencave nga 3 shfrytëzues me kontakt informata (List of 3 client references with contact information).

 Gjatë seminarit do të jepen sqarimë më të detajuara se si kompanitë nga Maqedonia të regjistrohen përmes formës elektronikë në Tregun Global të Kombeve të Bashkuara (UNGM – United Nations Global Marketplace).

Për këtë qëllim, Ju lusim që në seminar të merrni me vete lap top-in Tuaj që të mund të ndiqni procesin e on-line regjistrimit përmes (wi-fi) internet konektimit në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

 Trajnimet do të jenë në gjuhën angleze, me përkthim simultan nga gjuha angleze në gjuhën maqedonase dhe e kundërta.

      Për realizim të seminarit, kompanitë e interesuara duhet patjetër fillimisht të identifikojnë interesin e tyre, përmes plotësimit të Formularit për aplikim që është bashkangjitur.

  Ju lutemi, interesimin Tuaj për këtë seminar të paralajmëroni në Odën ekonomikë të Maqedonisë Veri-Perëndimorë më së voni deri më datë 15 Prill 2013 në e-mail info@oemvp.org.


Comments are closed.