Seminar me temë: “Trashëgimi i biznesit familjar”
Shumica e bizneseve të vogla në botë janë biznese familjare, dhe ka shumë raste kur po këta biznese mund të kthehen në lojtarë global shumë të rëndësishëm në industri të ndryshme. Kompanitë si, IKEA, Benetton, LEGO dhe shumë të tjera, kanë filluar punën e tyre pikërisht si biznese familjare. Dhe, kjo nuk është rastësi, por rezultat i praktikës së suksesshme biznesore nga njëra anë dhe planifikimin e kujdesshëm të trashëgimisë nga ana tjetër.
Ky seminar, është i adresuar për këto biznese të vogla, por nuk bëhet përjashtim edhe për profilet tjera, si kontabilistë, avokatë, këshilltarë e tjerë, të cilët janë gjithashtu të mirëseardhur. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi unike për të kombinuar mendimet dhe përvojat e profesorëve dhe mysafirëve folës në seminar.
Tre temat kryesore do të bëjnë këtë seminar me interes të posaçëm, siç janë: karakteristikat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset familjare (me fokus në transferimin te gjeneratat e ardhshme), aspektet ligjore të biznesit familjar dhe pikëpamja e transferimit të taksimit te gjeneratat e ardhshme. Pjesa më e madhe e mësimit do të jetë përmes ligjëratave dhe analizave të rasteve konkrete, individualisht dhe në grupe.
Profesorë do të jenë Prof.Dr. Jaka Vadnjal, nga Universiteti i Ljubljanës dhe Prof.Dr. Marko Andonov, nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup. Ligjërimi do të jetë në gjuhën shqipe, me përkthim simultan.
Seminari mbahet nga data 15 deri 17 maj 2012. Komplet programi (i cili përfshin 9 orë) kushton 21 000 denarë, ku përfshihen edhe materialet e kursit. Në fund të seminarit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë pse bizneset familjare dallojnë nga bizneset tjera, dhe do të fitojnë njohuri bazë në lidhje me përparësitë dhe mangësitë, dhe si t’i kalojnë ato me planifikim të mirë dhe zgjedhje të konflikteve.
Çdo pjesëmarrës do të merr çertifikatë.
Afati i fundit i paraqitjes ështe 11 Maj 2012.
Për çdo informatë shtesë vizitoni web faqen: www.uacscfoe.com ose në telefon: 02/3239-252