Seanca e 42-të e Komisionit për Çështje Evropiane

  Më datë 07 Tetor 2013 u mbajt seanca e 42-të e Komisionit për Çështje Evropiane mbi temë “Shfrytëzimi i fondeve nga ndihma para-aderuese IPA në Republikën e Maqedonisë”.

  Në këtë takim fjalim kishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, i cili elaboroi eksperiencën e deritashme të OEMVP-së në shfrytëzimin e fondeve IPA.

  Qëllimi i këtij debate ishte që të verifikohej efikasiteti i deritashëm i shfrytëzimit të fondeve para-aderuese në Republikën e Maqedonisë (IPA fondet), ndikimi i tyre si dhe të vlerësoheshin kapacitetet apsorbuese  të Republikës së Maqedonisë, në pritje të kornizës së re për shfrytëzim  të këtij instrumenti për periudhën 2014-2020.

  Kryetari Kuçi prezantoi projektet e deritanishme të realizuara nga OEMVP përmes këtyre fondeve, ndikimin e tyre në ngritjen e kapaciteteve  si  dhe përvojat e siguruara nga implementimi i tyre.

  Pas elaborimit të Kryetarit të OEMVP-së, u parashtruan edhe pyetje nga ana e deputetëve të pozitës dhe opozitës lidhur me efikasitetin e shfrytëzimit të fondeve IPA. Poashtu u lavdërua puna e OEMVP-së dhe ekspereinca e  saj e deritashme në aspekt të ngritjes së kapaciteteve duke kërkuar edhe sugjerime konkrete se si  përmirësohet  përdorimi më efikas i këtyre fondeve edhe në rafsh lokal, respektivisht nga ane e komunave, me theks të vaçantë në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Comments are closed.