RDK shpalosi plaformën ekonomike para anëtarëve të OEMVP-së

Sot  me datë 18 prill 2014, Rilindja Demokratike Kombëtare e  udhëhequr  nga kyetari Prof.Dr. Rufi Osmani nënshkroi platformën për zhvillim ekonomik të Maqedonisë Veri-Perëndimore 2014-2018 të përgaditur nga OEMVP.

Kryetari Osmani theksoi se  e nënshkruajmë këtë platformë të përgaditur  nga OEMVP si programë e  mirëfillt me çka dëshmojmë se e njohim dhe përkrahim të njëjtën.

Kryetari Menderes Kuçi si nikoqir i këtij takimi tha se ky takim tani më po shëndrohet në traditë me partitë politike  para zhgjedhjeve.

Platforma  jonë është konkrete dhe e realizueshme, kemi nderin që ju sot si RDK ju kemi këtu, parti e cila e  dëshmoi veten në parlament ku pjesën më të madhe të kohës ja kushtoi ekonomisë.

Kjo platformë në vete përmban:

-REFORMË NË INSTITUCIONET QEVERITARE

-PUNËSIMI

– ZHVILLIMI I BIZNESIT

-INFRASTRUKTURË

-ENERGJETIKË

-ZHVILLLIMI I TURIZMIT

-ZONAT  PËR ZHVILLIM TEKNOLOGJIK DHE INDUSTRIAL

-BUJQËSI

-PËR ODAT

-GJENERALE

E cila nga OEMVP  u  është dërguar  të gjitha partive politike në pushtet dhe opozitare shqiptare  dhe maqedone të cilat garojnë për zgjedhjet parlamentare 2014 dhe njëkohësisht kërkohet  nga ato me aktin e  nënshkrimit të inkorporojnë të njëjtën si pragramë të tyre ekonomike.

Pas nënshkrimit të platformës ekonomike strukturat e RDK-së të udhëhequra nga kryetari Rufi Osmani dhe Izet Zeqiri shpallosën para afaristëve anëtar të OEMVP-së platformën ekonomike të tyre.

Ku kryetari Osmani – shpjegoi për pjesën makro kurse Dr.Izet Zeqiri në mënyr detale shpejgoi pjesën mikro të të njëjtës.

Platforma juaj dhe programi jonë kanë shumë të përbashkëta por edhe gjëra të cilat kanë nevoj për tu përmirsuar për të cilën në të ardhmen të ulemi bashkërisht dhe të bëjmë një dokument të përbashkët për  zhvillim ekonomik theksoi kryetari Osmani

 

Takimi u përmbyll  me  pyetje  dhe diskutime  në mes afaritëve anëtar të Odës dhe përfaqësuesve të OEMVP-së.

 

 

 

Comments are closed.