Top100

Screenshot_19

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shtyllë e cila gjithmonë qëndron afër bizneseve, çdo vit organizon manifestimin TOP 100 kompanitë më të suksesshme, i cili më është kthyer në traditë që ka për qëllim fitimin e një pasqyre më ndryshe për atë se çka ka ndodhur gjatë vitit të kaluar në komunitetin e biznesit. Kjo gjë ndikon në ngritjen e konkurrencës në mes kompanive dhe njëherit i stimulon ato në zhvillim, pasiqë në mënyrë transparente paraqiten të dhënat e tyre financiare ku ato e shohin njëri tjetrin, gjë që është një bazë e mirë që edhe më shumë të garojnë se kush do të merr hise më të madhe në treg.

Për të ardhur më lehtë deri te ndonjë partneritet në biznes dhe për të promovuar kompanitë, Ne për këtë manifestim publikojmë edhe katalogun TOP 100, në të cilin kompanitë kanë hapësirën ku mund të promovohen. Promovimi paraqet një sferë shumë të rëndësishmë në rrjedhën e suksesshme të një kompanie, sidomos në kohë kur teknologjia është duke e arritur kulminacionin e saj. Kjo është poashtu një hap shumë i rëndësishëm që do t’i shtyj kompanitë deri tek modernizimi i tërësishëm i punës së tyre, me të cilin do të mund të konkurrojnë në tregun botëror përballë kompanive të mirënjohura.

SHIKO KATALOGUN E TOP 100

LAJME RRETH PROJEKTIT