USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë afariste

Screenshot_41

USAID - Partneritet për rregullativë më të mirë afariste

USAID - Partneritet për rregullativë më të mirë afariste
LAJME RRETH PROJEKTIT

Qëllimi i projektit është që bizneset mikro dhe të vogla nga Maqedonia të përmirësojnë përshtatshmërinë e tyre me rregullativat ligjore dhe organizatat e biznesit të angazhohen në një dialog konstruktiv për përmirësimin e rregullativës. Sektorët kryesorë në të cilët do të ndikojë ky projekt janë: sektori i bujqësisë, tekstilit, ndërtimtarisë, IT dhe turizmit. Ky projekt parasheh 10 aktivitete.

 

Partner implementues kryesor i këtij projekti është EPI Centar International, ndërsa partnerë tjerë implementues janë: Oda Ekonomike e Maqedonisë, MASIT dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

 

Ndikimi afatshkurtë i këtij projekti është përmirësimi i kapaciteteve për këshilltarët financiar dhe ligjor të brendshëm dhe të jashtëm si dhe përmirësimin e rrjedhjes së informacioneve.

 

Ndikimi afatgjatë i këtij projekti është rritja e pajtueshmërisë financiare dhe ligjore të bizneseve të vogla dhe të mesme, rregullativë e harmonizuar afariste si kontribut i sektorit privat dhe ndikimi i përgjithshëm ekonomik. Përfituesit e këtij projekti janë:

  1. Start-up kompanitë
  2. Kompanitë ekzistuese, të identifikuara dhe të përzgjedhura nga partnerët implementues
  3. 70% nga numri i përgjithshëm i përfituesve do të jenë të vendosur jashtë qytetit të Shkupit, ndërsa pjesa tjetër do të jenë të vendosur në kryeqytet, minimum 30% e sipërmarrësve të jenë femra.

 

Në kuadër të aktiviteteve përfshihen: skema vauçer, info sesione, trajnime për këshilltarë të brendshëm dhe të jashtëm, krijimi i një hapësire unike informative, organizimi i forumeve për përmirësimin e vetëdijes dhe përshtatshmërinë me rregullativën ligjore dhe financiare, zhvillimi dhe shpërndarja e check-listave për vetëkontrollë dhe udhëzues për procedura dhe broshura “si-të”, përmirësimi i aftësive të stafit të odave dhe përforcimi i kualifikimeve të tyre të përgjithshme në lidhje me përputhshmërinë ligjore, vendosja e bashkëpunimit dhe një pasqyrë të praktikave më të mira nga odat në BE, promovimi i platformës së qëndrueshme dhe të pavarur për transferimin e nevojave të komunitetit të biznesit për te politikëbërësit, zhvillimi i kapaciteteve për avokim dhe lobim të odave ekonomike partnere, zhvillimi i brifingjeve të politikave të identifikuara nga grupet e synuara të sektorit, promovimi i ENER-it.