Kthimi Social i Investimeve: Përforcimi i njohurive dhe aftësive për ndikim shoqëror

SROI (1) (1)

Kthimi Social i Investimeve: Përforcimi i njohurive dhe aftësive për ndikim shoqëror

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është partner në Projektin e Erasmus+ “Kthimi Social i Investimeve: Përforcimi i njohurive dhe aftësive për ndikim shoqëror”,  së bashku me partnerët nga: Idea O.K. Trajnim edhe Konsulencë nga Maqedonia e Veriut, Universiteti i Vjenës për Ekonomi dhe Biznes, Austri, Qendra e Informacionit dhe Konsulencës së Biznesit – Sandanski,  Bullgari dhe Universiteti i Lubjanës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Slloveni.

Ky projekt fokusohet në ndërgjegjësimin dhe kuptimin e matjes së ndikimit shoqëror. Përfshirja Sociale si prioritet horizontal i projektit synon adresimin e mënyrave të ndryshme, inovative dhe të integruara në lidhje me rritjen e ndikimit shoqëror të kompanive private, organizatave jofitimprurëse si dhe institucioneve publike. Projekti do t’u mundësojë këtyre subjekteve që të zhvillojnë aftësi dhe kompetenca të cilat do të rrisin vlerën shoqërore në lidhje me barazinë dhe përfshirjen sociale.

Gjatë implementimit të Projektit do të punohet në:

  1. Kuadrin e aftësive/kompetencave të SROI tek punonjësit e kompanive dhe organizatave jofitimprurëse;
  2. Program për trajnim mbi SROI: Hartimi i modulit dhe grumbullimi i materialeve;
  3. Zhvillimi i një kornize metodologjike për zbatimin e trajnimit të SROI tek kompanitë;
  4. Pilotimi i platformës TIK për SROI: një platformë edukative për të mësuar dhe rrjetëzuar punonjësit e kompanive dhe organizatave jofitimprurës për kryerjen e SROI.