Procredit banka organizon forum agro biznesi
Forumi do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim mes të gjitha palëve të lidhura në biznesin agrar maqedonas, me ekspozim të prodhimeve dhe shkëmbim të kontakteve për bashkëpunim dhe plasim të prodhimeve, si të realizohet dialog i drejtpërdrejtë me palët relevante për ndryshime ligjore.
Në kuadër të agro forumit, ProCredit Banka do t’u jep mirënjohje agro sipërmarrësve më proaktivë maqedonas të cilët e zhvillojnë dhe avancojnë agro biznesin maqedonas, në konkursin e mirënjohur mes bujqve “Agro biznesi më proaktiv” i cili mbahet në vitin e tretë.
Konkursi për paraqitje në zgjedhjen e agrobiznesit më proaktiv është hapur zyrtarisht dhe zgjat deri më 30 nëntor. Për herë të parë këtë vit do të mund të paraqiten edhe përpunues të prodhimeve bujqësore me prejardhje vendore dhe grumbullues d.m.th. eksportues të prodhimeve bujqësore maqedonase. Krahas këtyre dy kategorive sërish do të shpërblehen dhe prodhuesit primarë bujqësorë në kategoritë e kulturave drithore, prodhimeve të hershme të kopshtarisë (sipërfaqe në qiell të hapur mbi 15 dynym, në oranzheri mbi 5 dynym), të mbjella afatgjate pemëtarie (sipërfaqe mbi 30 dynym), blegtori (fermë me mbi 300 krerë), prodhimtari e certifikuar organike.
Të gjithë sipërmarrësit e interesuar të agro biznesit mund të paraqiten në ueb faqen e ProCredit Bankës ose në cilëndo qoftë degë të bankës.
Agro bizneset më proaktive do të shpallen më 17 dhjetor dhe do të shpërblehen me një udhëtim panairi në njërin prej agro panaireve më të mëdha në Evropë – Fruit Logistika në Berlin ku do të kenë mundësi t’i shohin trendet më të njohura në agro biznes dhe të realizojnë kontakte biznesi për bashkëpunim ndërkombëtar dhe plasim jashtë vendit.
Ngjarja e këtillë është pjesë e misionit zhvillimor të ProCredit Bankës e cila është drejtuar drejt përkrahjes së sektorëve me potencial të lartë në ekonominë maqedonase.
Comments are closed.